Atentati ndaj kryebashkiakut, PD: Degradim i shtetit të Ramës, ish-shoferi trafikant droge dhe prostitucioni - Gazeta Express
string(105) "atentati-ndaj-kryebashkiakut-pd-degradim-i-shtetit-te-rames-ish-shoferi-trafikant-droge-dhe-prostitucioni"

Gazeta Express

31/12/2019 12:42

Atentati ndaj kryebashkiakut, PD: Degradim i shtetit të Ramës, ish-shoferi trafikant droge dhe prostitucioni

Gazeta Express

31/12/2019 12:42

Mbi ngjarjen që tronditi Lushnjen mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të një granate në bashki mbetën të plagosur kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja e tij ka reaguar Partia Demokratike.

Përmes një deklarate thuhet se ngjarja e rëndë është pasqyra e vërtetë e drejtimit të vendit nga Edi Rama në çdo nivel, në qeverisjen qendrore dhe atë lokale.

Lexo Edhe:

“Të gjitha rrethanat tregojnë se goditja e kryebashkiakut të Lushnjës është prishje pazaresh mes tij dhe ish shoferit, me të cilin ka ndarë bashkë para nga droga, prostitucioni dhe korrupsioni. Është fakt i njohur në Lushnjë, se ish shoferi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, një trafikant droge dhe prostitucioni, ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes. Çdo lushnjar e di se personi që ka kryer sot goditjen kundër kryebashkiakut, ishte njeriu më i besuar i Fatos Tushes dhe që bënte çdo pazar në emër të tij. Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, është tregues i degradimit të shtetit të ndërtuar prej Edi Ramës, si dhe një fakt më shumë se njerëzit me të cilët ai përfaqësohet, ble vota dhe mban pushtetin janë llumi i shoqërisë”, shprehet PD.

Më tej shton:

“Për Partinë Demokratike ka vetëm një mënyrë për të dalë nga kjo krizë përfaqësimi. Këto janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë, të cilat do të largojnë nga drejtimi i vendit kryeministrin me rekordet më të zeza të lidhjeve me krimin dhe korrupsionit dhe për t’u dhënë qytetarëve një qeveri që punon për mirëqenien dhe sigurinë e tyre.”