Mbrëmjen e sotme një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Peqin.
Sipas televizioneve informative një person është plagosur në këmbë.
I plagosuri është Besmir Hakballa, 31 vjeç.
Ai u dërgua niset me urgjencë në spitalin e Elbasanit.
Plagosi me armë zjarri 31 vjeçarin në qytetin e Peqinit, Policia në kohë reale identifikoi autorin.
Policia
Rreth orës 20:10, në qytetin e Peqinit si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B.H., 31 vjeç, banues në Peqin, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.M., ku vijon puna intensive për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes .