Atdheu tregon mesazhet me Borën - Gazeta Express
string(31) "atdheu-tregon-mesazhet-me-boren"

Rozë

Gazeta Express

16/01/2022 9:05

Atdheu tregon mesazhet me Borën

Rozë

Gazeta Express

16/01/2022 9:05

Atdhe Xharavina, ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka qenë shumë në qendër të vëmendjes muajt e fundit.

Një pjesë e mirë e publikut pretendon se ai ka pasur një lidhje me prezantuesen e emisionit, Bora Zemanin.

Lexo Edhe:

Këtë gjë e ka shkaktuar vetë ai me disa deklarata konfuze, të cilat i jep shpesh, ndërsa vetë Bora Zemani i ka vendosur pikat mbi i thashethemeve vetëm një herë duke e bërë shumë të qartë se as nuk ka dhe as nuk ka pasur një lidhje me Atdheun.

Në promon e intervistës së “Glamour Zone”, e cila del e plotë sonte shihet Atdheu duke treguar bisedat e fundit me Borën. Me aq sa shihet në promo aty ka puthje dhe zemra.

Atdheu këtë të dielë, në daten 9 janar, ai ka postuar një ‘story’ në llogarinë e tij të “Instagram” në orën 3 të mëngjesit. Ai shfaqet në një makinë, në të cilën këndon këngën e vendosur të Golden G dhe Burak “Gëzuar ditëlindjen”.

Megjithatë, pak kohë pas postimit, Atdheu vendosi ta fshijë postimin.

Prej një kohe të gjatë, në rrjetet sociale janë përfolur shumë emrat e Atdheut dhe Borës, si rrjedhojë e fotove dhe videove të ndryshme që kanë qarkulluar në internet. Kjo ka ardhur gjithashtu dhe pasi Atdheu ka shprehur hapur simpatinë që ka ndaj Borës pas daljes nga emisioni. Ai madje ka thënë se dhe vajzën do të donte ta quante “Nala” njësoj siç është shprehur dhe Bora.