Atalanta vazhdon ta shkruajë historinë, kalon në 1/8 e finales në Champions - Gazeta Express
string(74) "atalanta-vazhdon-ta-shkruaje-historine-kalon-ne-1-8-e-finales-ne-champions"

Atalanta vazhdon ta shkruajë historinë, kalon në 1/8 e finales në Champions

Gazeta Express

11/12/2019 20:52

Atalanta e ka shkruar historinë e klubit, duke u kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori, pasi e mundi Shakhtar Donetskin në ndeshjen e fundit në Grupin C.

Atalanta – e cila e siguro pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë 112-vjeçare të klubit këtë sezon duke e përfunduar në vendin e tretë në Serie A sezonin e kaluar – e mundi 3:0 Shakhtarin të mërkurën në Kharkiv për ta vazhduar garën, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kalimit të klubit italian në 1/8 e finales në garën më prestigjioze evropiane për klube nga pozita e fundit në grup në xhiron e fundit, i kontribuoi edhe Manchester City që e mundi Dinamo Zagrebin 4:1.

Atalanta, Shakhtar dhe Dinamo u futen në xhiron e fundit të gjitha me mundësi kualifikimi, por vetëm klubi italian ia doli të kualifikohet.

Timothy Castagne, Mario Pasalic dhe Robin Gosens i shënuan tri golat e triumfit historik për Atalantën në gjysmë orën e fundit të takimit.

Atalanta kualifikohet si e dyta në grup me 7 shtatë pikë nga gjashtë ndeshje, vetëm një më shumë se Shakhtari.

Klubi ukrainas do të luajë në Ligën e Evropës, pasi përfundoi në pozitën e tretë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër në këtë grup, Manchester City e mundi bindshëm 4:1 Dinamo Zagrebin, duke i bërë nder Atalantës.

Gabriel Jesus realizoi het-trik, ndërsa golin tjetër e realizoi Phil Foden në Zagreb.

City ishte kualifikuar më herët madje duke e fituar grupin në tërësi.

Dinamo eliminohet nga garat evropiane si e fundit në grup. /Gazeta Express/