Astronauti që zbriti në Hënë tallet me Trumpin


Gazeta Express
9 Qershor 2019 22:43

Astronauti i misionit Apollo 11, Michael Collins dëshiron të e shoh zbritjen në Mars. Por ai ka dyshime nëse presidenti amerikan Trump mund të ketë ndonjë ndikim në këtë punë.

Në një intervistë për CNN, Collins u pyet për strategjinë e eksplorimit të hapësirës të Trump.

“Nuk mendoj se ai është shumë i vetëdijshëm për Marsin. Mbase ai nuk e kupton se ndodhet një planet me emrin Mars.”

Trump kishte thënë në të kaluarën që NASA duhet të fokusohet që të rikthehet në Hënë së pari.

Collins, piloti kryesor për misionin Apollo 11 në vitin 1969, thotë që e di se shumë eskpertë e shohin Hënën si një pikënisje për të dërguar një ekspeditë në AMrs. Por ai ka mendim tjetër dhe thotë se Marsi duhet të jetë prioritet.

“Preferoj metodën e John Kennedy. Mendoj se nëse duam të shkojmë në Mars, ne duhet të deklarojmë dhe të nisemi- ashtu siç bëri Kennedy kur përshkroi udhëtimin lunar”/Express/

Te fundit


Kthehu lart