Astrit Thaqi i bashkohet Dritës - Gazeta Express
string(31) "astrit-thaqi-i-bashkohet-drites"

Astrit Thaqi i bashkohet Dritës

Sport

Gazeta Express

09/06/2023 14:05

Drita FC ka njoftuar zyrtarisht për nënshkrimin me Astrit Thaqin.

Mbrojtësi i njohur në dy sezonet e fundit ishte pjesë e kampionëve të Kosovës, Ballkanit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Thaqi me klubin gjilanas ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

“ASTRIT THAQI VISHET BARDH E KALTËR

Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin Astrit Thaqi.

Sot në ambientet e klubit, Thaqi është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në familjen bardh e kaltër dhe ku kanë nënshkruar kontratë dyvjeqare me klubin.

Thaqi ka përvojë të gjatë në superligë si dhe në arenën ndërkombëtare.

Astriti është paraqitur për shumë skuadra kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Ballkani

Mirë se vjen Astrit”. /Gazeta Express/