Astrit Patozi e Jozefina Topalli bashkojnë forcat, do të garojnë me listë të përbashkët - Gazeta Express
string(86) "astrit-patozi-e-jozefina-topalli-bashkojne-forcat-do-te-garojne-me-liste-te-perbashket"

Astrit Patozi e Jozefina Topalli bashkojnë forcat, do të garojnë me listë të përbashkët

Gazeta Express

25/11/2020 11:51

Pasi Jozefina Topalli hapi partinë e saj ” Lëvizja për Ndryshim” për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit, duke pretenduar një mandat në Shkodër, ka ardhur edhe lëvizja e Astrit Patozit. Patozi, kryetar i partisë “Bindja Demokratike” deklaroi se do të garojë me një listë të përbashkët me partinë e ish kryeparlamentares, Jozefina Topalli.

Në një intervistë për RTSH, Patozi u shpreh se bashkimi i lëvizjeve të reja është e vetmja mënyrë që mund të garosh, pasi Kodi Zgjedhor e bën të pamundur garimin e tyre veç e veç.

Lexo Edhe:

“Ne në përgjigje të këtij kodi i cili është bërë qëllimisht nga partitë e vjetra, për të mos lejuar që në fushë të futen dhe lojtarë të rinj, ne e kemi detyrim të bashkojmë forcat dhe t’i lemë vetëm ata. Pra dy blloqet politike, PS në pushtet dhe nga ana tjetër PD dhe LSI.

Ne nuk kemi asnjë mënyrë tjetër të garuar në zgjedhje. E vetmja formë që lejon kodi elektoral është një listë e përbashkët, në do të prezantohemi më shumë si frymë sesa si forcë elektorale.

Në ndryshim nga partitë e vjetra do i vendosim gjerat me kolegjialitet.

Do ulemi brenda partive tona në rradhë të parë, por pastaj dhe me njëri tjetrit që të maksimilizojmë fuqinë tonë elektorale në çdo qark”

I pyetur për një koalicion të mundshëm me PD, Patozi përjashtoi çdo mundësi duke theksuar se është ndarë në koncept me të.