Astrit Hasani është zgjedhur të premten president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EËF).
Hasani u zgjodh udhëheqës i kësaj federate në Kongresin Zgjedhor të EËF-së të mbajtur në Chisinau të Moldavisë.
Në konkurrencë për këtë post, Hasani e mposhti presidentin e deritashëm të EËF-së, Antonio Conflittit.
“Arritje historike. Dr. Astrit Hasani zgjidhet President i Federatës Evropiane të Peshëngritjes. Dr. Hasani bëhet Presidenti i parë shqiptar i ndonjë Federate Evropiane”, ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës të premten në faqen zyrtare.
Është hera e parë që një federatë evropiane do të ketë president shqiptar.
Hasani është edhe kryetar i Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, ndërsa ka qenë edhe arkëtar dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes prej vitit 2016.
Për shkak të kontributit të dhënë ndër vite në peshëngritjen evropiane, Hasani në vitin e kaluar në Varshavë të Polonisë në Kongresin Evropian, ishte nderuar me çmimin “Ylli i Artë”.
Astrit Hasani është i biri i Besim Hasanit, që për plot 25 vjet ka qenë kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).
Në kohën e Besim Hasanit si president, KOK-u u pranua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Nën drejtimin e tij, Kosova e fitoi medaljen e parë olimpike.
Majlinda Kelmendi në “Rio 2016” ishte stolisur me medalje të artë.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...