Aston Martin zyrtarizon makinën e parë elektrike


Gazeta Express
22 Maj 2019 12:20

Aston Martin sapo ka bërë të ditura disa detaje mahintëse për prurjen e tij të re. Vetura ultra ekskluzive me bateri elektrike do të jetë e para e llojit të vet në Britani të Madhe. Kjo do të jetë një makinë shumë e shpejtë, e shtrenjtë si dhe shumë e bukur.

Emri zyrtar i saj do të jetë RapidE. Prodhuesi I makianve ka vendosur që të dalë në treg me vetëm 155 makina të tilla, apo një e treta e planit original që kishte qenë para se një investitor kinez u largua nga projekti.

Kompania ka bërë të ditur një mori të detajeve teknike që të u bëjë me dije blerësve potencial se çka mund të i pret. RapidE do ketë një bateri 800 voltësh me kapacitet 65kw/orë. Vetura mund të absorbojë 310 milje në orë. Ndërsa një mbushje e lehtë me prej 400V do mund të zgjasë vozitjen deri në 185 milje.

Bateria do jetë në vend të motorit 6 litërsh V12. Dhe do prodhojë 610PS fuqi.

RapidE pritet të ketë një shpejtësi maksimale të 155 miljeve për orë.

Prodhuesi i makinave luksoze po punon me inxhinierët e Ëilliams, që kompani që prodhon bateri për veturat e Formula E, si partner në këtë projekt.

Në fund të vitit 2019 priten të dalin prototipet e para./Express/

Te fundit


Kthehu lart