Astmatikët/ 30% më pak shanse për t’u infektuar me koronavirus - Gazeta Express
string(59) "astmatiket-30-me-pak-shanse-per-tu-infektuar-me-koronavirus"

Astmatikët/ 30% më pak shanse për t’u infektuar me koronavirus

Ballina

Gazeta Express

02/12/2020 18:34

Që prej sa ka filluar Koronavirusi një nga mitet e ngritura është se astmatikët janë ndër grupet më të rrezikuar nga Covid, për shkak se ai prek mushkritë. Sipas një studimi të fundit, personat që vuajnë nga astma janë 30% më pak të rrezikuar të preken nga Covid-19. Në këtë përfundim ka dalë një grup ekspertësh izraelitë.

Nga studimi i kryer te 37 mijë persona, ekspertët zbuluan se pozitiviteti te personat astmatikë është më i ulët sesa te personat që nuk vuajnë nga kjo sëmundje.

Lexo Edhe:

Autorja e këtij studimi Eugene Merzon u shpreh për “Jerusalem Post” se ekzistojnë tre hipoteza pse pacientët me astmë mund të mos infektohen me COVID-19.

E para është fizike: Astma shoqërohet me zvogëlim të konsiderueshëm të receptorëve të angiotenzinës në mushkëri, proteina që siguron hyrjen e COVID-19 në organizëm për të infektuar qelizat njerëzore.

E dyta është sociologjike: Njerëzit që vuajnë nga astma kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga raste të rënda të COVID-19. Ata respektojnë udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat përfshinë mbajtjen e maskave, distancimin shoqëror dhe mirëmbajtjen e higjienës.

Një ndër faktorët e tjerë janë ilaçet që përdorin. Ekspertët u bëjnë thirrje këtyre personave që të vijojnë të marrin ilaçet e rekomanduara gjatë pandemisë.