Asteroidi gjigant do të kalojë sot afër Tokës - Gazeta Express
string(45) "asteroidi-gjigant-do-te-kaloje-sot-afer-tokes"

Asteroidi gjigant do të kalojë sot afër Tokës

Lajme

Gazeta Express

18/01/2022 7:20

Një asteroid gjigant më i madh se çdo ndërtesë në Tokë do të kalojë pranë planetit tonë sot, ka njoftuar NASA.

Asteroidi 7482 (1994 PC1) ka gjerësi 1052 metra që tejkalon ndërtesën më të lartë në botë Burj Khalifa në Dubai, e cila është 830 metra.

Lexo Edhe:

Megjithatë, NASA tha se asteroidi nuk paraqet asnjë rrezik, transmeton Sky News.

NASA deklaroi se shkencëtarët e kanë vëzhguar asteroidin prej vitesh dhe se distanca në të cilën ai do të kalojë pranë Tokës do të jetë 1,931,212 kilometra. Kjo distancë është e barabartë me pesëfishin e distancës së Hënës nga Toka./KP/