Asnjë shtetas i Maqedonisë së Veriut nuk është infektuar nga koronavirusi në Itali - Gazeta Express
string(82) "asnje-shtetas-i-maqedonise-se-veriut-nuk-eshte-infektuar-nga-koronavirusi-ne-itali"

Asnjë shtetas i Maqedonisë së Veriut nuk është infektuar nga koronavirusi në Itali

Gazeta Express

24/02/2020 13:06

Ministria e Punëve të Jashtme, në bazë të informacioneve që ka marrë nga Konsullata në Itali, ka informuar se deri në këtë moment, nuk ka asnjë informacion për shtetas të Maqedonisë së Veriut i prekur nga koronavirusi, përcjell GazetaExpress nga Shenja.


“Sipas informacioneve të fundit, janë konfirmuar 159 raste të personave të prekur nga koronavirusi. MPJ nëpërmjet ambasadës në Romë dhe Konsullatën gjenerale në Venedik e ndjek situatën e shtetasve të Maqedonisë të cilët gjenden në këtë rajon dhe komunikon me organet kompetente italiane në lidhje me masat që ndërmerren për pengimin e shpërndarjes së koronavirusit”, thuhet në komunikatën e MPJ-së./GazetaExpress/B.Lika/

Lexo Edhe: