Askush si Ansu Fati - Gazeta Express
string(19) "askush-si-ansu-fati"

Askush si Ansu Fati

Gazeta Express

27/09/2020 23:15

Ansu Fati e ka nisur me këmbë të mbarë edhe sezonin e ri.

Tashmë zyrtarisht në ekipin e parë edhe pse vetëm 17-vjeçar, me numrin 22 në shpin – Ansu Fati ka shënuar dy gola kundër Villarrealit në ‘Camp Nou’.

Lexo Edhe:

Kështu, sipas faqes për histori dhe statistika ‘OptaJose’, Ansu Fati është futbollisti më i ri në top pesë ligat më të mira evropiane, 17 vjet e 332 ditë, që ka shënuar 10 e më shumë gola në të gjitha garat që nga starti i sezonit të kaluar.

Fati ka një talent të jashtëzakonshëm nga i cili pret shumë Barcelona, sidomos kur Lionel Messi të mos jetë më këtej pari – kur t’i varë atletet. /Gazeta Express/