Askush nuk tha se do të jetë e lehtë


Gazeta Express
16 Korrik 2019 10:21

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov është prononcuar në Fejsbuk pas aksionit të djeshëm të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion ku u arrestuan Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe biznesmeni Zoran Milevski Kiçeec për zhvatje dhe larje parash.

“Se do të nevojitet integritet, djersë, lot dhe shumë punë që t’i shmangim rrjetet kriminale. Duke parë sehir nuk ndihmohet, as defetizëm dhe përhapje të pafuqisë, pasi më së lehti është të heqim dorë të gjithë. Ndihmon vetëm të përvjelim mëngët dhe të gjithë të punojmë deri në fund”, qëndron në një pjesë të postimit në Fejsbuk të ministrit Dimitrov.

Te fundit


Kthehu lart