Askush nuk paraqitet në gjykatë për ndërtimin e paligjshëm të selisë së VMRO-DPMNE-së


Gazeta Express
23 Gusht 2019 13:16

Gjykatësja Daniella Aleksovska Stojanovska e anuloi seancën e parë për çështjen e PSP-së “Talir 2” për ndërtimin e paligjshëm të selisë së VMRO-DPMNE-së.

Seanca u anulua për shkak se nuk erdhën as avokatët e Nikolla Gruevskit dhe Kirill Bozhinovskit, as i dhe i pandehuri Bozhinovski, shkruan Makfax transmeton Portalb.mk.

Avokatët paraprakisht e kanë njoftuar gjykatën se do të jenë të zënë për të marrë pjesë në seancë për shkak se do të jenë në një seancë tjetër dhe për shkak të udhëtimit jashtë vendit. Në gjykim nuk kishte as prokuror nga PSP-ja.

Seanca dëgjimore e radhës është caktuar për në 19 shtator.

Në “Talir 2” të akuzuar janë i arratisuri Nikolla Gruevski dhe ish-sekretari i qeverisë Kiril Bozinovski . Sipas PSP-së, ata duke abuzuar me pozitën e tyre zyrtare, kanë mundësuar që personi juridik DG Beton AD Shkup ta ndërtojë selinë e partisë politike VMRO-DPMNE. Në kohën kur është realizuar ky shërbim, firma kishte lidhur kontrata të prokurimit publik me autoritetet shtetërore dhe institucione ose ndërmarrje publike, në kundërshtim me Ligjin për partitë politike, Ligjin për financimin e partive politike dhe Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve.

Në gjykatë tashmë ka një proces gjyqësor për çështjen “Talir” për financim të paligjshëm të partisë VMRO-DPMNE. Sipas aktakuzës nga PSP-ja, të pandehurit në “Talir” në mënyrë të paligjshme kanë marrë të paktën 4.6 milionë euro për partinë e më pas kanë organizuar që ato para të depozitoheshin në llogarinë bankare të partisë përmes fletëpagesave nga njerëz të ndryshëm.

Te fundit


Kthehu lart