Shënimi i 16-vjetorit të vdekjes së ish presidentit Boris Trajkovski - Gazeta Express
string(68) "shenimi-i-16-vjetorit-te-vdekjes-se-ish-presidentit-boris-trajkovski"

Gazeta Express

26/02/2020 10:55

Shënimi i 16-vjetorit të vdekjes së ish presidentit Boris Trajkovski

Gazeta Express

26/02/2020 10:55

Sot bëhen 16 vite nga vdekja tragjike e Presidentit Boris Trajkovski, në aksident ajror në afërsi të Mostarit të Bosnjës, përcjell GazetaExpress nga In7.

Me vendosjen e kurorave me lule në varrin dhe në monumentin përkujtimor për nder të ish presidentit Boris Trajkovski sot do të shënohet 16-vjetori i vdekjes së tij.

Nga pres-shërbimi qeveritar informuan se ministri i Diasporës Edmond Ademi do ta kryesojë delegacionin e Qeverisë në shënimin e përvjetorit të vdekjes së Trajkovskit, në Mostar, në vendin Rotimljes, ku ndodhi fatkeqësia jarore. Në delegacionin e Qeverisë janë edhe ministri përgjegjës për Investime të Huaja, Elvin Hasan dhe zëvendësministri i Kulturës, Vladimir Lezovski. Në shënimin është paralajmëruar edhe prani e përfaqësuesve të Qeverisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe në qytetin Mostar.

Lexo Edhe:

Delegacioni i Qeverisë që do ta kryesojnë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski do të vendosë lule në varrin e presidentit Trajkovski në Varrezat e qytetit në Butel të Shkupit.

Në përmendoren e ish-presidentit Boris Trajkovski në Strumicë, lule do të vendosë delegacioni qeveritar në përbërje të Goran Sugareskit, ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Elizabeta Naumovska, zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës dhe Kiril Partallov, sekretar shtetëror në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale./GazetaExpress/B.Lika/