Asgjë nuk po shkon mirë për Mustafin në Arsenal, s’e vendosi siç duhet as shiritin e kapitenit


Gazeta Express
16 Korrik 2019 13:54

Përveç kritikave të shumta dhe kërkesave të tifozëve për ta shitur pas një sezon të dëshmuar vitin e kaluar, Shkodran Mustafi ishte kapiten i Arsenalit në ndeshjen e parë miqesore parasezonale të hënën dhe habiti duke e vendosur mbrapsht shiritin e kapitenit.

Arsenali e mundi 3:0 klubin nga MLS-ja, Colorado Rapids, falë golave nga Bukayo Saka, James Olayinka dhe Gabriel Martinelli, por përsëri vëmendjen e mori mbrojtësi shqiptar, transmeton Gazeta Express.

Me kapitenin e klubit Lorent Koscielny që refuzoi të udhëtojë me ekipin në SHBA, Mustafi e mori shiritin e kapitenit gjatë kohës sa luajti, por nuk diti sesi ta vendosë siç duhet.

Tifozët e “Topçinjve” janë zemëruar me vendimin e Unai Emeryt për t’ia dhënë shiritin e kapitenit ish-përfaqësuesit të Gjermanisë dhe edhe më shumë me faktin se ai e vendosi atë mbrapsht. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart