Asani: Druri që mbolli Nëna Terezë mund të sanohej, dikush tenton të asgjësojë veprimtarinë e saj - Gazeta Express
string(95) "asani-druri-qe-mbolli-nena-tereze-mund-te-sanohej-dikush-tenton-te-asgjesoje-veprimtarine-e-saj"

Ballina

Gazeta Express

06/07/2022 11:59

Asani: Druri që mbolli Nëna Terezë mund të sanohej, dikush tenton të asgjësojë veprimtarinë e saj

Ballina

Gazeta Express

06/07/2022 11:59

Arsyeja pse jemi sot para jush, gazetarë të nderuar vjen si pasojë e mospajtimit tonë ndaj autoriteteve të qytetit të Shkupit në mënyrën se si ata po e trajtojnë trashigiminë e shenjtë të Gonxhe Bojaxhiut ”Nëna Terezë”.

Ishte ngjarja e fundit që dëshmon se ky keqtrajtim fatkeqësisht po vazhdon, sepse në fillim u dëmtua pllaka përkujtimore Nëna Terezë dhe qyteti Shkupit nuk reagoi fare dhe tani shkohet edhe më tutje me keqtrajtimin duke e shkatërruar pamëshirshëm një bredh të cilin Nëna Terezë e kishte mbjellë me dorën e vetë para 40 viteve, me rastin e vizitës së saj të fundit në Shkup në vitin 1980.

Lexo Edhe:

Në vendet evropiane drujntë mbrohen, shërohen, riparohen ndërsa tek ne dëmtohen. Pra ky dru mundej të sanohej por siç po shihet dikush tenton të asgjësojë veprimtarinë e saj, tha drejtori i ITSH, Skender Asani.