Asamblisti i PDK’së ia përmend emrat e të punësuarve partiak Bahtirit dhe Mujkës - Gazeta Express
string(79) "asamblisti-i-pdkse-ia-permend-emrat-e-te-punesuarve-partiak-bahtirit-dhe-mujkes"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 19:09

Asamblisti i PDK’së ia përmend emrat e të punësuarve partiak Bahtirit dhe Mujkës

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 19:09

Asambleisti Remzi Rrahmani nga radhët e PDK-së në Komunën e Mitrovicës, ka përmendur emra për të cilët supozon se janë emërime partiake të kryetarit Agim Bahtiri dhe nënkryetarit Faruk Mujka

Rrahmani ka thënë se në kabinetin e Bahtirit ndodhet i punësuar Avni Zogiani nga Fushë Kosova, i cili, sipas tij, merr rrogë pa u paraqitur në punë asnjëherë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas Rrahmanit, edhe shefja e tanishme e kabinetit planifikohet të punësohet në teatër.

“Një informacion tjetër tejet i rëndësishëm për ju është se, gruaja e vëllaut të Faruk Mujkës është punësuar në Stacionin e Autobusëve pa konkurs dhe vazhdon tash e sa vite të paguhet nga buxheti i Komunës”, ka njoftuar asambleisti Rrahmani.

Postimi i plotë i Rrahmanit:

Meqë Faruk Mujka po na tregojka se disa po e shesin shpirtin e trupin dhe po vazhdojnë të shesin moral, unë këtij të fundit dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës po u’a bëj një pyetje. Pse Avni Zogjani  është i punësuar tash e sa muaj në kabinetin e Kryetarit të Mitrovicës dhe kurr nuk paraqitet në punë, pra merr pagë pa punuar fare? Pastaj, pse nuk paska mundësi të punësohet një i ri apo e re mitrovicase, po po u dashka një person nga Fushë Kosova?

Në të njejtën kohë sot u informova se shefja e tanishme e kabinetit të Kryetarit të Komunës do të punësohet në teatër. Sa për mbamendjen e qytetarëve të gjitha ish shefet e kabinetit të Perëndim Bahtirit janë të punësuara me kontrata të rregullta në institucione të ndryshme.

Një informacion tjetër tejet i rëndësishëm për ju është se, gruaja e vëllaut të Faruk Mujkës është punësuar në Stacionin e Autobusëve pa konkurs dhe vazhdon tash e sa vite të paguhet nga buxheti i Komunës.

Kaq për moralin e Perëndimit e të Farukut. /Gazeta Express/