As njeriu më i shpejtë në botë s’i shpëton Koronavirusit - Gazeta Express
string(55) "as-njeriu-me-i-shpejte-ne-bote-si-shpeton-koronavirusit"

As njeriu më i shpejtë në botë s’i shpëton Koronavirusit

Gazeta Express

24/08/2020 17:46

Usain Bolt është testuar pozitiv me Koronavirus vetëm disa ditë pasi festoi 34-vjetorin e lindjes me shumë miq të tij (emra të rëndësishëm), ndër të cilët ishte edhe futbollisti i Manchester City-t, Raheem Sterling.

“Nationwide90fm”, një radio në Xhamajkë, raportoi se sprinteri më i madh i të gjitha kohërave ka marrë virusin dhe do të kalojë në izolim derisa testi t’i dalë negativ. I njëjti burim thotë se 34-vjeçari e kishte bërë tamponin disa ditë më parë dhe se përgjigjen e mori të dielën.

Lexo Edhe:

Ishulli i Karaibeve ka pasur gjithsej 1 413 raste me Koronavirusit dhe 16 vdekje në total.  Të shtunën, kryeministri Andrew Holness paralajmëroi një rritje të rasteve poztive dhe u bëri thirrje banorëve që të jenë vigjilentë për të parandaluar përhapjen.

“Ka nevojë për vetëdije … për përgjegjësi personale nga secili qytetar,” tha ai.