“As në komunizëm nuk trajtoheshin pacientët në të tillë mënyrë”


Gazeta Express
15 Prill 2019 16:14

Në shkelje të ligjit dhe të drejtave elementare të njeriut… protestuesit janë prangosur teksa mjekët po kujdeseshin për plagët e marra të shtunën.

Këto pamje janë të patolerueshme dhe jashtë logjikës normale të sjelljes, shkruan ish deputeti i PD-së Tritan Shehu.

Shehu shkruan se as në kohën e diktaturës nuk trajtoheshin personat e lënduar në të tillë mënyrë.

 “Shkelje e rende e te drejtave themeltare të njeriut e të pacientet, dhunim i institucionit shëndetësor.

Pamjet e pacientit te plagosur, te lidhur me pranga ne shtrat nga krahu i dëmtuar, ne një pozicion te detyruar e rendues ky, me police qe e rrethojnë, janë shokuese.

Fatkeqësisht kjo pamje e shëmtuar vjen nga ambientet e brendshme te Qendrës se Traumes, mbas protestës se te shtunës.

Me vone, mbas debateve te gjata, pacientin po te lidhur ne shtratin e tij e te shoqëruar, e ç’vendosin ne dhomat brenda reanimacionit te spitalit.

Skandal i vërtete ky, qe dhe gjate diktaturës nuk ndodhte ne Spitalet tona te Tiranes.

Asnjë pacient nuk mund te mbahet i prangosur ne shtrat ne spital, asnjë polic nuk mund te qëndroje brenda dhomës se tij te spitalit, ky është një parim universal, qe mund te tejkalohet përkohësisht vetëm nqs personeli mjekësor e kërkon kete gje, gje qe nuk ka ndodhur ne kete rast.

Spitali nuk eshte prone e policise, pacienti pavaresisht per se akuzohet, nuk është skllav qe ruajtësi mund te beje cfare te doje me ate!

Spitali drejtohet nga drejtuesit e tij e mjeket, veçanërisht ata te shërbimit, te cilët nuk duhet te kishin lejuar kete përdhosje te te drejtave te pacientit te tyre e institucionit, per mos reagimin e te cileve une ndjej nje keqardhje te thelle.

Megjithate une nuk dua t’i fajesoj ata, por akuzoj nivelin tragjik te frikes e presionit te imponuar deri te mjeket.

Këto foto do bëjnë xhiron e Botes, pikërisht se bijën ndesh me parimet e Shoqërisë Demokratike”, shkruan Shehu.

Te fundit


Kthehu lart