As gjysma e vendvotimeve nuk janë rinumëruar


Gazeta Express
18 Nëntor 2019 9:09

Mbi 1 mijë e 400 vendvotime kanë shkuar në rinumërim pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Më 13 nëntor të këtij viti në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), kishte filluar procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur për lajmi.net se edhe të dielën ka vazhduar procesi i rinumërimit në QNR.

Sipas tij, janë rinumëruar 140 vendvotime apo në total 573 vendvotime dhe se janë 834 vendvotime që kanë mbetur për t’u rinumëruar.

“Gjatë ditës së diel, 17 nëntor, janë rinumëruar 140 vendvotime. Pra, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është 573 vendvotime apo rreth 41%. Kanë mbetur për rinumërim edhe 834 vendvotime”, ka thënë Elezi.

Te fundit


Kthehu lart