“As andej, as këndej” e Teatrit të Kumanovës të shtunën në TKK


Gazeta Express
12 Prill 2019 12:02

“As andej, as këndej’ pasqyron realitetin e ditëve tona, ku shumë persona për shkaqe sociale dhe ekonomike marrin rrugën e migrimit për një jetë më të mirë, për të filluar jetën nga fillimi

Sfaqja “As andej, as këndej” e Teatrit të Kumanovës, në regji të Kastriot Abdylit, të shtunën, më 13 prill, me fillim prej orës 20:00, do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Dramatizimin e ka bërë Ilir Ajdini, sipas veprës së autorëve Bojan Trifunovski, Simeon Damevski dhe Lupço Todorovski.

Në shfaqje luajnë aktorët Ismail Kasumi, Musa Isufi, Taulant Destani dhe Faton Ibrahimi.

Muzika është realizuar nga Burim Ramadani dhe Funda Ali, kurse skenografia nga Ardian Kadriu.

“As andej, as këndej’ pasqyron realitetin e ditëve tona, ku shumë persona për shkaqe sociale dhe ekonomike marrin rrugën e migrimit për një jetë më të mirë, për të filluar jetën nga fillimi. Kjo është edhe qëllimi i Ilirit, i cili edhe pse në moshën 50 vjeçare niset drejt Amerikës, ku në aeroportin e Frankfurtit takohet me Bekimin i cili për dallim nga Iliri pas 18 vitesh në migrim vendos të kthehet në vendlindje, po për ta filluar jetën nga fillimi pas problemeve familjare në Amerikë. Ballafaqimi i Ilirit me Bekimin sjell situata komike, por edhe tensione dramatike.

Te fundit


Kthehu lart