Arusha e Prizrenit hap Instagram dhe merr edhe një nofkë të lezetshme


Gazeta Express
14 Maj 2019 12:01

Arusha problematike e Prizrenit tashmë është bërë edhe me llogari në rrjetin social Instagram. Profili i ariut numëron 297 ndjekës, derisa po cilësohet si “më i madhi në vend”.

E përveç në Instagram, faqe në emër të arushës kanë filluar të hapen edhe në Facebook, duke i dalë në përkrahje, e duke kundërshtuar vendimin për vrasjen e saj.

Ndryshe, Drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti në Agjencinë Pyjore të Kosovës ka marrë vendim për vrasjen e “Arushës së Murrme”.

Në bazë të këtij vendimi kjo kafshë është shpallur “Kafshë përkohësisht dëmtuese”, ndërsa vendimi i është dërguar Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Prizrenit, duke i dhënë asaj autorizimin për vrasjen e kafshës së “egër dëmtuese”, e cila, sipas tyre, afrohet në afërsi të vendbanimeve. /Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart