Artistja e njohur shqiptare shfaqet përkrah Richard Grenell, mbështet Trumpin në zgjedhje - Gazeta Express
string(88) "artistja-e-njohur-shqiptare-shfaqet-perkrah-richard-grenell-mbeshtet-trumpin-ne-zgjedhje"

Artistja e njohur shqiptare shfaqet përkrah Richard Grenell, mbështet Trumpin në zgjedhje

Gazeta Express

29/10/2020 23:11

Këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka njoftuar se është takuar e emisarin e presidentit të SHBA’së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Qerreti ka shkruar një përshkrim të shkurtër në fotografinë e saj, mirëpo është kujdesur të tregojë se në zgjedhjet e Amerikës do ta përkrahë Trumpin.

Lexo Edhe:

“Me ‘supershetin’ vet. #trump2020”, ka shkruar Qerreti.

With the #superstar itself ?@richardgrenell #Bleona #richardgrenell #trump2020

Posted by Bleona on Thursday, October 29, 2020

Zgjedhjet në Amerikë mbahen me tre nëntor ku nga radhët e republikanëve garon vet presidenti Trump, ndërsa kundërkandidati i tij nga demokratët është Joe Biden.

Ambasadori Grenell gjithashtu sot ka thënë se ka siguruar mbështetjen e shqiptaro-amerikanëve në Detroit.

Grenell e ka bërë të ditur nëpërmjet një cicërime në Tëitter se përfaqësues të bizneseve dhe liderëve religjioz ia kanë bërë të qartë se do e votojnë kandidatin republikan, Donald Trump.

“Në Detroit, duke biseduar me përfaqësues të bizneseve dhe krerë fetar shqiptar. Ata ma bënë të qartë se shqiptaro-amerikanët do e votojnë @realdonaldtrump”, ka thënë Grenell.

Zgjedhjet në SHBA do mbahen më 3 nëntor. Përveç Donald Trump, do kandidojë edhe Joe Biden, i cili momentalisht po prin në sondazhet e realizuara nga mediumet amerikane.

I dërguari amerikan i ka bërë thirrje shqiptaro-amerikanëve edhe gjatë ditës së djeshme për të votuar për Donald Trump në zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor.

“Donald Trump ka punuar shumë për paqen në Ballkan, për normalizimin ekonomik. Ai i ka kushtuar vëmendje një zone ku ne e dimë që Barack Obama dhe Joe Biden nuk arritën ta bënin, ”tha Grenell në një mesazh me video të postuar nga transmetuesi publik i Kosovës RTK të mërkurën.

Grenell shtoi se Trump “ka punuar shumë për ta siguruar votën tuaj dhe e kupton që rajoni ka nevojë për normalitet kur bëhet fjalë për përparimin ekonomik”.

Ndërkaq, Trump përgjatë një tubimi për promovim elektoral deklaroi se ai i “ndaloi vrasjet masive” dhe “luftimet 400 vjeçare”, duke thënë se ka bërë që udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë “të përqafohen e puthen me njëri-tjetrin”. /Gazeta Express/