Artistët pushtojnë politikën, këta vendosën t’i bashkohen partive në këto zgjedhje - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

29/08/2019 11:11

Artistët pushtojnë politikën, këta vendosën t’i bashkohen partive në këto zgjedhje

Ballina

Gazeta Express

29/08/2019 11:11

Artistët si asnjëherë më parë, po anëtarësohen nëpër parti politike në Kosovë.

Një trend të ri kanë filluar artistët kosovarë.

Ata përveç profesionit të tyre përkatës, kanë vendosur që nga ky vit t’i bashkohen partive politike.

Këngëtarë, aktorë e stilistë janë anëtarësuar në partitë që ata kanë zgjedhur, duke e lajmëruar këtë me anë të postimeve ose pjesëmarrjeve në tubime të këtyre partive, shkruan Gazeta Express.

Përveç këngëtarit Labinot Tahiri, i cili madje është zgjedhur edhe deputet me partinë AKR, e tani ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, rrugën e tij po e zgjedhin edhe këta artistë:

I pari që e nisi ishte aktori i njohur kosovar, Jeton Zogjani i cili zgjodhi partinë e Ramush Haradinajt për t’iu bashkuar.

“Prej sot AAK-së i është bashkuar njëri prej aktorëve më popullor të skenës, Jeton Zogiani. Kënaqësi t’i uroja mirëseardhje në familjen tonë politike! Një zë që e rritë fuqinë tonë për 100% Kosova”, ishin fjalët e Haradinajt për aderimin e Zogjanit.

Jeton Zogiani në AAK

Duke vazhduar më pas dhe me tre anëtarësime të tjera po në këtë parti, si frizeri Kaci Lleshi, këngëtaret Adelina Berisha dhe Aida Doçi.

Kaci Lleshi dhe Adelina Berisha në AAK
Aida Doçi pranë Ramush dhe Anita Haradinaj

Ndërsa emri i fundit ka qenë aktorja Arta Nitaj e cila ka zgjedhur PDK-në për të filluar rrugëtimin në politikë.

“Nga sot fillova rrugëtimin tim të ri në fushën e politikës. Në Dekadën e Re të Partisë Demokratike të Kosovës, ku frymëzim për mua ishte Ariana Musliu Shoshi, anëtarja me vlerat më të larta njerëzore dhe intelektuale”, ishin fjalët e Nitaj.

Arta Nitaj në PDK