Arthur i përgjigjet Juventusit - Gazeta Express
string(30) "arthur-i-pergjigjet-juventusit"

Arthur i përgjigjet Juventusit

Gazeta Express

27/05/2020 20:07

Arthur Melo e ka informuar tashmë Juventusin se nuk do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, duke bërë që praktikisht edhe marrëveshja e mundshme për Miralem Pjanic të dështojë.

Juve dhe Barca janë pajtuar tashmë për një shkëmbim kokë me kokë Pjanic-Arthur, me mesfushorin boshnjak plotësisht të gatshëm të kalojë në Camp Nou, por braziliani ka refuzuar, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas Corriere dello Sport, Mundo Deportivo dhe Calciomercato.it dhe disa mediave të tjera, Arthur ka biseduar drejtpërdrejt me drejtorin sportiv të Juves, Fabio Paratici, për t’ia sqaruar qëndrimin e vet.

Ai ia ka bërë me dije zyrtarit të klubit italian se nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona, pavarësisht ofertës që i bëhet.

Pjanic kërkohet edhe nga klube të tjera, përfshirë Manchester Unitedin, prandaj Juventusi mund ta përdorë atë për ta kthyer Paul Pogan në Allianz Stadium. /Gazeta Express/