Arteta, i hutuar nga roli i VAR-it: S’i kuptoj rregullat - Gazeta Express
string(53) "arteta-i-hutuar-nga-roli-i-var-it-si-kuptoj-rregullat"

Arteta, i hutuar nga roli i VAR-it: S’i kuptoj rregullat

Gazeta Express

08/07/2020 9:28

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka pranuar se ai nuk është i sigurt se cilat janë rregullat lidhur me VAR-in, pasi Eddie Nketiah u ndëshkua me karton të kuq gjatë barazimit me rezultat 1:0 me Leicester City të martën.

Eddie Nketiah u ndëshkua me karton të kuq kur nikoqirët ishin në epërsi me rezultat 1:0 dhe vetëm katër minuta pasi u inkuadrua në lojë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjyqtari Chris Kavanagh e konsultoi VAR-in para se ta largonte nga loja sulmuesin për një ndërhyrje të ashpër në James Justin, kur kishin mbetur vetëm edhe 15 minuta lojë në ndeshjen e Premierligës. Pas kësaj, Dhelprat e barazuan rezultatin përmes një goli të Jamie Vardyt.

Roli i VAR-it e la të hutuar trajnerin e Topçinjve, i cili megjithatë ishte krenar më skuadrën e tij pas barazimit.

“Nuk i kuptoj rregullat. Unë nuk e shoh kurrë gjyqtarin duke i shikuar vetë pamjet. Por, unë s’mund të bëj asgjë, këto janë rregullat”, ka thënë ai për Sky Sports.

“Ne i humbëm dy pikë, e humbëm Eddien dhe tani do ta shohim se për sa ndeshje do të na mungojë. Por, ne tani do të shkojmë në Tottenham dhe do të tentojmë t’i fitojmë tre pikët”.

“Jam tejet krenar për këtë skuadër, për mënyrën se si luajtëm kundër një kundërshtari të tillë. Luajtëm shumë mirë dhe jam tejet krenar me lojtarët”. /Gazeta Express/