Kthehu lart

'Zoti i masakrës' hap sezonin në TKK

'Zoti i masakrës' hap sezonin në TKK GazetaExpress

​Teatri Kombëtar i Kosovës do të nis sot, sezonin e ri artistik më reprizën e shfaqjes “Zoti i Masakrës”, me regji të Besfort Idrizit.

Shfaqja sjellë rrëfimin e dy familjeve të shtresës së lartë shoqërore.

Sjellja aspak e mirë në shkollë e fëmijëve të këtyre dy familjeve është motivi që prindërit të takohen dhe t’i diskutojnë shkaqet dhe problemet e mundshme që mund të dalin nga një sjellje e tillë e papërshtatshme të fëmijëve të tyre.

Pasi prindërit do të takohen dhe të njohin njëri-tjetrin, pavarësisht pritjes së tyre që do të gjejnë zgjidhje të shpejtë dhe racionale, ndodh krejt e kundërta.

Shfaqja është kamertale dhe fokusohet më tepër në lojën e aktorëve dhe përpjekjeve të gjetjes së zgjidhjeve të problemeve të personazheve.

Shfaqja jepet në skenën e vogël duke filluar nga ora 20:00.

    Data: 03 Shtator 2018 11:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera