Kthehu lart

Turqia burgos regjisorin që e portretizoi ekzekutimin e Erdoganit

Turqia burgos regjisorin që e portretizoi ekzekutimin e Erdoganit GazetaExpress

Një regjisor turk, Ali Avci, u dënua me burgim pasi që kishte portretizuar presidentin turk, Tayyip Erdogan, me një armë të drejtuar në kokë, gjersa trupat e pajetë të familjarëve të tij ishin të shtrirë për rreth tij.

Avci u arrestua vitin e kaluar pas lëshimit të një trileri për filmin e tij të titulluar ‘Zgjimi’ i cili ishte bazuar në ngjarjen e puçit të dështuar ushtarak që u zhvillua gjatë vitit 2016,  ku u vranë më shumë se 250 persona, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Një gjykatë e Stambollit i ka shqiptuar dënimin Avci-t, prej gjashtë vitesh e tre muajsh burgim nën akuzat se regjisori ishte pjesë e rrjetit të klerikut që jeton në SHBA, Fetullah Gylen, e që konsiderohet si organizatë terroriste nga Turqia.
Më shumë se 50,000 njerëz janë në dërguar në mbajtje dhe 150,000 punonjës shtetërorë përfshirë mësuesit, gjyqtarët dhe ushtarët janë pezulluar ose shkarkuar nga puna si pasojë e puçit të dështuar.

    Data: 07 Shtator 2018 17:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera