Kthehu lart

Televizioni i famshëm gjermano-francez, dokumentar për vështirësitë e balerinëve kosovarë

Televizioni i famshëm gjermano-francez, dokumentar për vështirësitë e balerinëve kosovarë GazetaExpress

​Televizioni i famshëm gjermano-francez “ARTE” ka bërë një dokumentar interesant për Baletin Kombëtar të Kosovës.

Televizioni fillon rrëfimin duke treguar se balerinët përmes artit të tyre duan të inkurajojnë bashkatdhetarët e tyre që të qëndrojnë në Kosovë, vend ky që në dokumentar përshkruhet si vend i varfër.

Në dokumentar balerina Teuta Krasniqi, rrëfen se si kolegu i saj Sinan Kajtazi, balerin në Baletin Kombëtar të Kosovës, kompozoi dhe koreografoi vetë një shfaqje.

Tutje, dokumentari tregon se si Teuta dhe artistët e tjerë ushtrojnë në bodrumin e teatrit në kryeqytetin e Kosovë, në një dhomë që është shumë e vogël për 20 kërcimtarë – dhe për ëndrrat e tyre të mëdha.

"28-vjeçarja Teuta konsiderohet balerina më e mirë në Kosovë, por ajo nuk e di se sa kohë do të jetojë atje. Edhe pse ajo është balerina kryesore në Baletin Kombëtar, ajo nuk mund të përballojë jetesën vetëm dhe ende banon me prindërit e saj”, thuhet ndër tjera në dokumentarin e ARTE. 

    Data: 03 Janar 2019 13:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera