Kthehu lart

Sot premiera e “Gone Back” në kinemanë “ABC”

Sot premiera e “Gone Back” në kinemanë “ABC” GazetaExpress

Filmi “Gone Back” i regjisorit kosovar Ernest Meholli do ta ketë premierën kosovare të enjten në kinemanë “ABC”, për t’u shfaqur pastaj një javë rresht, çdo ditë nga ora 18:00 në kinemanë e vetme të kryeqytetit.

Filmi është një dramë psikologjike që bën fjalë për një dezertor të ushtrisë, i cili kthehet në shtëpi. Ai mendon që do t’i gjejë rrethanat ashtu siç i kishte lënë. Por, me t’u kthyer, ai kupton që e kishin shpallur të vdekur dhe që gjithçka kishte ndryshuar. Ai mundohet të rilidhet me të dashurit. Ngadalë, ai bëhet një hije e vetes së tij, duke u orvatur të bindet me faktin që nuk ekziston më për botën që e rrethon.

Shfaqja e njëpasnjëshme e filmit për një javë rresht nënkupton se “Gone Back” do të përmbushë kushtin për të pasur të drejtë nominimi nga Kosova në kategorinë e filmave të huaj për Oscar.

Në rolet kryesore janë Astrit Alihajdaraj, Hanna Verboom, Blerim Destani, ndërsa luajnë edhe Karin Jessica Jansen, Refet Abazi dhe Ynli Titt. Filmi fitoi çmimin e publikut në Festivalin e filmit- PriFest në vitin 2013.

    Data: 11 Shtator 2014 23:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera