Kthehu lart

Shqipëria, Ballkani e Evropa në 34 pikturat e Mustafa Arapit

Shqipëria, Ballkani e Evropa në 34 pikturat e Mustafa Arapit GazetaExpress

Ekspozita “Rrugëtimi në imazhin mesdhetar”, solli në çdo pamje tabloje një objekt të rëndësishëm historik dhe një atmosferë kohore. Një kullë, një godinë, një kishë, një xhami, një rrugë në ikje, një pemë a dy, një urë, një rrjedhë lumi, një shkëmb... që i japin tablos historinë, temën pikturës apo biografinë e saj.

Hera e parë që erdhi në Galerinë e Ministrisë së Kulturës “Qafa”, ishte viti 2009, ku ai solli ekspozitën me tematikë universale. Ndërsa pas shtatë vitesh ai rikthehet në po të njëjtën galeri, me ekspozitën “Rrugëtim në imazhin mesdhetar”, të kuruar nga Suzana Varvarica Kuka. Është ky artisti nga Shqipëria Mustafa Arapi, që para audiencës prishtinase solli gjithsej 34 piktura që ishin peizazhe kryesisht nga Shqipëria, por disa të tjera edhe nga Ballkani e Evropa. 

I rrethuar mes shumë miqve e artdashësve nga Kosova, Mustafa Arapi, hapi ekspozitën e tij personale, ekspozitë kjo që çdo pamje tabloje sillte një objekt të rëndësishëm historik dhe një atmosferë kohore. Një kullë, një godinë, një kishë, një xhami, një rrugë në ikje, një pemë a dy, një urë, një rrjedhë lumi, një shkëmb... që i japin tablos historinë, temën pikturës apo biografinë e saj.

“Ekspozita që paraqesim sot, kurimi që kam marrë përsipër të bëjë për artistin e mirënjohur nga Shqipëria Mustafa Arapi, ka tri cilësi kryesore. E para është figurativiteti për të cilin shumë veta po themi në brezin e ri e vënë në pikëpyetje por shumë të tjerë por jo i brezit të ri e adhurojnë pra e dashurojnë dhe mezi e presin për ta parë. Pra në këtë lloj koncepti themi se Mustafai sjellë dy subjekte shumë të rëndësishëm si atë vjen rural e atë urban dhe i bënë ato së bashku. Cilësia e dytë e kurimit në këtë ekspozitë është drita që është shumë e rëndësishme, e cila na vjen qysh nga koha impresioniste dhe mbetet akoma e gjallë e dashuruar për ta pasqyruar”, tha para të pranishmëve kuratorja Suzana Varvarica Kuka, e cila në përfundimin e fjalimit të sajë theksoi se cilësia e tretë e këtij artisti janë është aftësia e shumët për të qenë një nga piktorët më të mirë.

Suzana Varvarica Kuka-Kuratore

Ndërsa artisti me pakë fjalë, i ftoi të pranishmit që bashkërisht ta shohin ekspozitën, duke thënë që shpreson që të pëlqehet ajo çfarë kanë sjellë për ta.

“Këto janë peizazhe urbane me pamje kryesisht nga Shqipëria dhe me disa pamje të tjera Ballkanike si dhe vende të tjera të Evropës. Teknika që kam përdorur është pëlhurë, ku i kam bërë me vaj, e poashtu janë dhjetë vizatime të një cikli të madh vizatimesh. Ndërsa peizazhet janë një pjesë e koleksionit tim të madh të realizuar gjatë këtyre viteve ku kanë një shtrirje kohore prej pesë vitesh. Ka kohë që kam kaluar në një veq2anti tjetër ku bëjë peizazhe nga shtëpia ime jo të realizuara nga natyra. Besoj që do ta pëlqeni ekspozitën”, tha Mustafa Arapi.

Mustafa Arapi-Piktor

Pas këtyre fjalëve, të pranishmit që ishin në një numër goxha të madh, nisën të shohin këto piktura të cilat flisnin shumë. Ekspozita "Rrugëtim në imazhin mesdhetar" do të qëndroj e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës , në kompleksin “Qafa” në Prishtinë./KultPlus.com

    Data: 03 Nentor 2016 21:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera