Kthehu lart

Rikthehet “Përrallë”, festivali muzikor i Gjakovës

Rikthehet “Përrallë”, festivali muzikor i Gjakovës GazetaExpress

Festivali muzikor “Përralla”, në parkun e Shkugëzës në Gjakovë, do të shënojë hapjen e edicionit të dytë me radhë. Organizatorët premtojnë risi në përmbajtjen muzikore dhe eksperiencën e kampimit.

“Përralla” fillon më 7 maj dhe zgjat deri më 10 maj. Më 8 maj do të interpretojnë emra të njohur, përfshirë këtu Flaka Krelani, grupi Gipsy Groove, Albi Xhepa, Jericho, grupi “Na”, DJ Mali & Lumi, etj, kurse një ditë më vonë muzika karakterizohet nga zhanri elektronik, me Liburn, DJ M.i.M, Uran B., Jehonë, etj.

Sipas organizatorëve, këtë edicion fokusi është në zhvillim e pjesës së kampingut, e cila do të vendoset brenda lokacionit të ‘Përrallës’ në një distancë të konsiderueshme nga skena kryesore.

Në pjesë të kampit do të jetë e vendosur dhe një skenë e dytë e muzikës e cila do të jetë aktive prej datës 7 maj, momentin kur dhe bëhet hapja e kampingut.

    Data: 27 Prill 2015 22:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera