Kthehu lart

Prenushi u dënua nga Enveri, nuk donte të ndante Kishën nga Papa

Prenushi u dënua nga Enveri, nuk donte të ndante Kishën nga Papa GazetaExpress

Historia e jetës dhe vdekjes së priftit katolik në Shqipëri. Biseda mes diktatorit e klerikut dhe fundi tragjik i vitit 1949 është kthyer në një shfaqje teatrale në Itali

“Letërsia autentike dhe diktaturat janë të papajtueshme, shkrimtari është armiku natyral i diktaturave”, shkruan Ismail Kadare, duke folur për shumë disidentë shqiptarë të persekutuar e të vrarë nga regjimi i Enver Hoxhës.

Shërbëtori i Zotit, Nikollë Vinçenc Prenushi, nuk ishte vetëm një shkrimtar i talentuar, i zoti për të bërë që të gjallonte nëpër faqe trashëgimia e pasur folklorike e vendit të tij, por ishte edhe një frat françeskan, një prift e pastor. Në Durrës e thërrisnin Thomas Becket i Shqipërisë; Prenushi vdiq më 19 mars (por data nuk është e sigurt) të vitit 1949, pasi nuk iu bind kërkesës së Enver Hoxhës për të krijuar një kishë kombëtare, antagoniste me Kishën e Romës. Ishte bërë kryepeshkop i Shqipërisë në vitin 1946, pas vrasjes se monsinjor Gaspër Thaçit dhe u gjend duke ndarë të njëjtin fat me paraardhësin.

Më 16 gusht të 1944, gjatë një procesioni për festën e San Rokos (Shën Rrokut), që zhvillohej në Shirokë, një fshat në buzë të liqenit të Shkodrës, dom Ndre Zadeja u thotë besimtarëve: “Sot dua t’ju them dy fjalë, në veçanti ju të rinjve; një re e zezë do të varet mbi kokat tuaja. Qëllimi i saj është të shkarkohet mbi ju. Atëherë nuk do të keni mundësi të bëni asgjë kundër saj, vetëm ta duroni me të gjitha të këqijat e saj e, mes ty re, edhe mohimin e Zotit”.

Zadeja i tha këto fjalë rreth 7 muaj përpara se ta pushkatonin, pas murit të kishës katolike, të dielën e 25 marsit 1945. Ishte ndër të parët priftërinj në Shkodër. Nisi kështu persekutimi i madh.

Mes gjërave të para që qeveria ndërmori kundër Kishës, ishte refuzimi që iu bë hy rjes në Shqipëri të nuncit apostolik, monsinjor Leone Giovanni Battista Nigris, i cili kthehej nga Roma. Thaçi e Prenushi u thirrën nga Enver Hoxha për të kërkuar një bashkëpunim me kusht që të shkëputeshin nga Selia e Shenjtë; të dy e refuzuan këtë propozim. Pas vdekjes së Thaçit dhe eliminimit të Prenushit, i dënuar me 20 vjet burg të rëndë dhe i vdekur për shkak të torturave, Hoxha bëri një tjetër tentativë, duke ia rinovuar propozimin monsinjor Frano Gjinit. Por mori të njëjtën përgjigje: “Nuk do ta ndaj kurrë grigjën time nga Papa”.

Pjesa teatrale

Prenushi ka lindur më 4 shtator 1885; studioi pranë Kolegjit të Françeskanëve në Troshan, për t’u perfeksionuar më pas për Teologji, në Austri. Kreu meshën e parë më 25 mars 1908; ishte drejtori i parë i tipografisë françeskane, drejtor i Kolegjit Françeskan; në 1936 u konsakrua peshkop i Sapës e më pas u emërua Argjipeshkëv i Durrësit. Prej historisë së tij është frymëzuar pjesa teatrale “Petalja dhe lulja” (“Il petalo e il fiore”), krijuar gjatë një aktiviteti në Rimini në 2012 (dhe ende është në turne nëpër Itali dhe jashtë) “Albania, athleta Christi. Në rrënjët e lirisë së një populli”.

Autori Francesco Marchitti thotë se duke thelluar miqësinë me organizatorët, “duke iu afruar historisë së tokës së ty re, dolën në dritë shumë materiale origjinale: tregime të thella dhe histori jete, pyetje mbi domethënien dhe identitetin, takime dhe ngjarje të jetuara. Historia shqiptare është një dramë e thellë, e kthyer shumë herë në tragjedi. Kjo ishte fara e teatrit, në kuptimin më të parë të fjalës: është shfaqja e tragjedisë, e historisë së një komuniteti dhe të një populli.

Tubimi i 6-mujorshit të pavarësisë, i festuar nga shkodranët në Kalà, ku Át Vinçenc Prennushi mbajti fjalimin e tij

Dialogu mes dy protagonistëve, diktatorit Enver Hoxha dhe Vinçenc Prenushit, simbolizon gjithë narracionin: diktatura tenton të vërë nën shërbimin e saj Kishën dhe refuzimi i pashmangshëm shpërthen një dhunë, sa të qartë aq edhe të egër. Mbërrin dënimi me vdekje, por kjo nuk do të jetë fjala e fundit.

Deus ex machina në dramë është vetë shpirti i popullit, që në profecinë e martirëve të saj të shenjtë thuhet se fati nuk është vdekja, por jeta dhe rigjetja e plotë e identitetit të vërtetë. Petalja dhe lulja, lulëzimi i ty re në skenë, është një homazh për miqtë shqiptarë, tokën dhe historinë e ty re”.

Një farë “vrasjeje në katedralen e Durrësit”, e quan Antonio Zanoletti, që e ka vënë në skenë, së bashku me Fabio Sartin, në rolin e Vinçenc Prenushit, Dhurata Vrenozin dhe Emilio Zanetti në rolin e Enver Hoxhës.

“Në thelb të këtij teksti qëndron përplasja mes një njeriu të fesë dhe pushtetit politik, pak si në dramën profetike të Eliotit”, thotë Zanoletti, “një lidhje, një raport-kontrast mes problemeve të ndërgjegjes individuale dhe kolektive të një populli të tërë, që duhet të bëjë hesapet me arsyet e një politike totalitare. Një copëz historie e dhimbshme e një toke, e mbajtur për shumë kohë në hije, që thërret dhe kërkon të njihet. Në këtë pikë, teatri na vjen në ndihmë. Teatri lind atje ku do të lindë. Sot më shumë se kurrë duhet të shpërfaqet çka ka qenë gjithnjë qëllimi parësor i krijuesve të tij: vendi ku një komunitet, lirisht i bashkuar, i rizbulohet vetvetes. Në të kundërt, siç do të thoshte Testori, është pluhur, është asgjë”.

E bukura e kësaj pune, nënvizon Zanoletti, “nuk është më shumë shfaqja e performancës sime, më shumë sesa të rikthejë përmbajtjen e tekstit. Çdo emër që shqipton, është një botë që evokon”. Një vokacion ndërgjegjësues që vjen nga larg, nga vitet e fëmijërisë, i shënjuar nga një shkëmbim i shpejtë batutash me Papa Montini. «Paolo VI e kam njohur personalisht; isha i vogël, por e kisha merak të thosha gjithnjë mendimin tim. Dua të bëhem aktor! Bërtita kur erdhi për një vizitë pastorale në Vareze. Përpiqu të bëhesh atëherë! M’u përgjigj ai”.

Arrestimi dhe torturat

Në vitin 1945, Enver Hoxha i kërkon një takim imzot Prenushit, i cili pranon të bisedojë me ish-diktatorin. Në atë takim mori pjesë edhe imzot Gaspër Thaçi. Tema e takimit ishte shkëputja e Kishës Katolike shqiptare nga Selia e Shenjtë dhe Papa. Të dy klerikët e refuzojnë këtë kërkesë dhe pasojat ishin të menjëhershme. Më datë 19 maj 1947 , imzot Prennushi arrestohet. Më datë 18 dhjetor 1947 , Gjykata Ushtarake e Durrësit e përbërë nga: kry etari, major Gjon Banushi, anëtarë, major Zhule Çiriako, kapiten Halim Ramohito dhe prokuror, kapiten Petrit Hakani, hapin gjyqin. Vendimi i Gjykatës së Durrësit përcillet për shqy rtim në Gjykatën e Lartë të Tiranës, bashkë me një relacion të prokurorit të Durrësit, Sotir Qiriaqi (data, 1 dhetor 1947 ). Gjykata e Lartë Ushtarake, Tiranë e përberë nga: kry etar major Niko Ceta, anëtarë, kapiten Nexhat Hy seni, kapiten II Mustafa Iljazi dhe sekretar aspirant Thoma Rino, më datë 23 shkurt 1948, mbasi shqy rtoi çështjen e të pandehurve… “refuzon kërkesën e tyre”…

Nga drama ‘Petalja dhe lulja’, kushtuar Vinçens Prenushit, në Itali

Gjatë procesit gjyqësor, Vinçenc Prenushi deklaron se “lufta ime ishte kundër komunistave e Partisë Komuniste që të mos ekzistonte, kur të formohej Pushteti që mendonim me zbarkimin e amerikanëve”. Më 19 mars 1949 vdes nga torturat më çnjerëzore në burgun e Durrësit.

Shpallet Martir i Demokracisë më 8 maj 1993, në Durrës.

(Silvia Guidi, ‘Tempi.it’. Përkthimi i marrë nga ‘Panorama.com.al’)

    Data: 15 Prill 2014 11:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera