Kthehu lart

Ndërron jetë aktori i njohur, 5 herë i nominuar për çmim ‘Oscar’

Ndërron jetë aktori i njohur, 5 herë i nominuar për çmim ‘Oscar’ GazetaExpress

Aktori i njohur ka vdekur në moshën 82 vjeçare.

Albert Finney, aktori britanik i nominuar pesë herë për çmim Oscar, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër, lajmëron familja e tij.

Ai është i njohur për rolet e tij në filma si ‘Annie’, ‘Erin Brockovich’ dhe ‘Tom Jones’.

Aktori ka vdekur nga një infeksion në gjoks, në një spital në Londër të enjten pasdite, ndërsa bashkëshortja dhe i biri i tij kanë qenë pranë tij në momentet e fundit të jetës.

    Data: 09 Shkurt 2019 01:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera