Kthehu lart

Muzeu i Mitrovicës hap edicionin e dytë të “ Mitro të dua”

Muzeu i Mitrovicës hap edicionin e dytë të “ Mitro të dua” GazetaExpress

Me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Muzeve”, Muzeu i Mitrovicës në bashkëpunim me OJQ “Mitrovica Guide” hapin edicionin e dytë të “Mitro të dua”.

“Mitro të dua” është projekt i fokusuar në prezantimin  dhe digjitalizimin e vlerave kulturore të Mitrovicës, me theks të veçantë të arteve skenike, me ç’rast do iniciohet edhe vet themelimi i sektorit të artit bashkëkohor në kuadër të Muzeut të Mitrovicës.

“Në historinë e re të artit e kulturës në Mitrovicë, emra të mëdhenj artistësh lindën, u edukuan e zhvilluan karrierën artistike në këtë qytet. Qysh prej viteve të 90’ta, qyteti i Mitrovicës ishte njëri prej qyteteve që pësoi më së shumti nga zhvillimet politike në vend. Dy dekadat e fundit sollën ndryshime të mëdha sociale e demografike në qytet dhe bënë që këtij qyteti t’iu lëkundet imazhi i dikurshëm kulturor.  Muzeu i Mitrovicës  së bashku me OJQ “Mitrovica Guide” synon të rikthejë vëmendjen e qytetarëve si dhe publikut të gjerë, tek vlerat artistike që rrodhën nga ky qytet”, thuhet në një kumtesë për media.

Në kuadër të projektit “Mitro të dua” do të organizohen pesë ngjarje kulturore  në hapësirat e Muzeut të Mitrovicës,  ku do të prezantohen pesë tregime  karriere muzikore para audiencës mitrovicase. Të gjitha tregimet do të digjitalizohen dhe më pas të prezantohen në kuadër të sektorit multimedial, ku në vazhdimësi do të promovohen vlerat artistike muzikore të qytetit të Mitrovicës.

“Mitro të dua” është përkrahur edhe  nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve./Gazeta Express/

 

    Data: 18 Maj 2016 13:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera