Kthehu lart

MKRS “harron” Nënën Tereze, Ministria e Maqedonisë e përkujton përmes shfaqjes

MKRS “harron” Nënën Tereze, Ministria e Maqedonisë e përkujton përmes shfaqjes GazetaExpress

​ Me ftesë të ministrisë së Kulturës së Maqedonisë, sonte në ora 19:30, trupa teatrore nga Zagrebi shfaq në Teatrin Kombetar të Maqedonisë (Dramski Teatar) shfaqjën “Svetica u Tami” në regji të Ivana Parosh.

Roli kryesor në shfaqje interpretohet nga aktorja karizmatike Kostadinka Velkovska, ndërsa në role të tjera është aktori i njohur kosovar Ilir Tafa, Velimir Cokljat, Mia Krajcar, Šiško Horvat Majcan dhe Ljiljana Čokljat.

Udhëheqës i shfaqjes është Željka Turčinović, dhe kostumograf Doris Kristić.Shfaqja “Sfetica u Tami”, në qëndër e ka figurën e Shenjëtores Shën Tereza.

Sot tek ne dhe në të gjithë botën e krishterë, kujtohet dhe festohet shënjtërimi i Shën Terezës.Në Kosovë përveç në Katedralën që e mbanë emrin e saj, nuk është shenjuar, në asnjë vend tjetër, kjo ditë me ndonjë ngjarje kulturore.

Mbase Ministria e Kulturës tek ne nuk është kujtuar për këtë shfaqje, që do ta nderonte figurën e Shën Terezes, dhe do të prezantohej para publikut tonë.

Kjo shfaqje e aktorit kosovar Ilir Tafa, është shfaqur në të gjitha kryeqytetet e ish Jugoslavisë, me përjashtim të Prishtinës.

    Data: 04 Shtator 2018 18:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera