Kthehu lart

Mbrëmë erdhi premiera televizive e serialit gjerman “Tatort” ku luan aktori shqiptar Ilir Rexhepi

Mbrëmë erdhi premiera televizive e serialit gjerman “Tatort” ku luan aktori shqiptar Ilir Rexhepi GazetaExpress

Mbrëmë në ora 20:15 në televizionet gjermane, austriake dhe zvicerane u dha premiera televizive e serialit filmit gjerman “Tatort”, pjesa “Tod und Spiele“ në të cilën luan edhe aktori shqiptar Ilir Rexhepi.

Regjinë e episodit filmik e ka bërë regjisorja gjermane Maris Pfeiffer, prodhuar nga produksioni filmik Warner Bros.

Seriali filmik ‘Tatort’ realizohet që nga viti 1970-të, dhe njihet si Kult serial më i adhuruar në vendet gjermanofolëse. Ky serial i zhanrit Krimi ka krijuar tashmë traditë për të angazhuar vazhdimisht aktorë të mirënjohur të kinematografisë së vendeve gjermnaofolëse.

 „Tatort“ transmetohet në prime-time çdo të diel nga ora 20:15 në televizionet qendrore publike gjermane, austriake dhe zvicerane si ARD, ORF, SRF etj ndërsa reprizohet pastaj në shumë televizione të tjera evropiane dhe me gjerë.

Në këtë episodë luajnë: Jörg Hartmann, Anna Schudt, Samuel Finzi, Rick Okon, Viktoria Meyer, Sybille J. Schedëill, Ilir Rexhepi etj./ KultPlus.com

    Data: 09 Tetor 2018 23:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera