Kthehu lart

Libri i shumëkërkuar në Francë promovohet edhe në Prishtinë

Libri i shumëkërkuar në Francë promovohet edhe në Prishtinë GazetaExpress

““Mori fund Eddy Bellegueule” në shqip është botuar në janar të 2014 dhe për një kohë shumë të shkurtër libri kaloi shifrën prej 170 000 kopje të shitura, është një ndër librat më të shitur në Francë. Ky libër ka të bëjë me personalitetin dhe botën e brendshme të çdo lexuesi dhe është shumë komunikues” tha poetja Anila Xhekaliu e cila e ka sjellë në shqip librin e autorit Eduard Louis i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e promovimit.

“Mori fund Eddy Bellegueule” i autorit të ri francez, Eduard Louis është libri i radhës që u promovua në kuadër të panairit të 16-të të librit në Prishtinë.

Me këtë rast u tha se libri na mëson se si ta shohim njëri-tjetrin, a kemi të drejtë që të paragjykojmë njëri-tjetrin, dhe nëse njerëzimi vazhdon që të paragjykojë njëri-tjetrin atëherë cili është mesazhi që bartim në breza. Në thelb të këtij libri është konflikti me vetveten i kryeprotagonistit, i cili buron nga arsyeja se si e sheh botën dhe se si i lidh gjërat. Ku e tërë ajo është se kryeprotagonisti thotë “Jam mashkull po më del zëri i femrës”

Albatros Rexhaj i cili ishte i ftuar në cilësinë e udhëheqësit të kësaj tryeze promovimi, tha se letërsia në thelb gjithnjë është politike. Sipas tij jo se merret me politikën, por për faktin se letërsia mund ta udhëheq politikën. Njerëzit kanë thënë që letërsia në mileniumin e ri nuk e ka këtë fuqi, ndërsa ne themi se pavarësisht sa zhvillohemi teknologjikisht disa pikëpamje nuk ndryshojnë kurrë. Libri mbetet ai që ka qenë dhe kohë pas kohe është mirë që t’i kthehemi.
“Është më rëndësi të ceket se ky libër pavarësisht që është në një masë të madhe autobiografik është letërsi për mesazhin dhe mbi të gjitha është letërsi për fuqinë që ka për të nxitur debat. Mendoj që është shumë mirë për letërsinë e Kosovës për gjithë këto përpjekjet tona për të qenë pjesë e Evropës” tha Rexhaj.

Ndërsa autori i librit Eduard Louis u pa të jetë shumë i lumtur për faktin që libri i tij po hasë mikpritje edhe në Kosovë.
“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu për të bërë një prezantim për librin, mendoj që ky libër është më shumë politik dhe e kam menduar këtë libër si një dhuratë, dhuratë për të bërë diçka tjetër siç kemi bërë në vende të tjera. Mendoj që është një temë shumë e rëndësishme për Kosovën dhe jam shumë i lumtur që kam mundësinë për ta prezantuar”përfundoi Louis.

Librin “Mori fund Eddy Bellegueule” në gjuhën e shqipe e ka sjellë poetja Anila Xhekaliu, ku sipas saj ky është njëri ndër librat më të kërkuar në Francë.
“Pata nderin që ta sjellë në gjuhën shqipe një libër të tillë. Libri në shqip është botuar në janar të 2014 dhe për një kohë shumë të shkurtër libri kaloi shifrën prej 170 000 kopje të shitura, është një ndër librat më të shitur në Francë. Ky libër ka të bëjë me përsonalitetin dhe botën e brendshme të çdo lexuesi dhe është shumë komunikues” tha në fund Xhekaliu.
Libri është botuar nga shtëpia botuese “Buzuku”./KultPlus.com

    Data: 05 Qershor 2014 11:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera