Kthehu lart

“Kthimi” i Kastriot Abdylit premierë ndërkombëtare në festivalin prestigjioz në Gjermani

“Kthimi” i Kastriot Abdylit premierë ndërkombëtare në festivalin prestigjioz në Gjermani GazetaExpress

Filmi i metrazhit të gjatë “Kthimi” nga Kastriot Abdylit do të jetë në konkurrencë zyrtare në Oldenburg International Film Festival në Gjermani, që do të mbahet nga data 12 deri me 16 shtator 2018.

Kritiku i filmit Chris Gore nga "Variety" dhe Hollywood Reporters, në shkrimin e tij në “Ultimate Film Festival Guide”, këtë festival prestigjioz e quan “Sundance gjerman" dhe e cilëson në mesin e pesë Festivaleve më të mira te filmave te pavarur.

Në filmin “Kthimi” trajtohet migrimi si fenomen te populli shqiptarë, si dhe kontradiktat që sjell integrimi në traditat e familjeve shqiptare, ku vë në pah peshën e Besës dhe nderin e femrës shqiptare.

Regjisor dhe skenarist i këtij projekti filmik është Kastriot Abdyli, ko-skenarist Isa Qosja, drejtor fotografie Vlatko Samoilovski, montazhierë Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, kostumograf Izet Curri, skenograf Zeni Ballazhi.

Ekipin e aktorëve e përbëjnë Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qoraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi , Teuta Ajdini ,Hamdi Rashiti ,Muqbajadin Qamili,Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall.

Filmi Kthimi është bashkëprodhim i Agjencionit të Filmit të Maqedonisë, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë.

Premiera kosovare e filmit "Kthimi" pritet të jepet nga fundi i vitit në "Cineplexx" të Prishtinës./Gazeta Express/

    Data: 11 Shtator 2018 18:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera