Kthehu lart

Hapet në Shkup ekspozita "Trashëgimia e Nënës Terezë"

Hapet në Shkup ekspozita "Trashëgimia e Nënës Terezë" Foto: MIA GazetaExpress

Ekspozitë e fotografive e titulluar "Trashëgimia e Nënë Terezës" është hapur sot në hapësirën multimediale të IK Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë me rastin e shënimit të 21 vjetorit të vdekjes së saj.

Ekspozita është e përbërë nga 29 fotografi, të bëra gjatë punës vullnetare të Patrisia Moreno Ruiz Olalde në qendrat e Misionareve të bamirësisë në Kalkutë, ndërsa të themeluara nga Nënë Tereza.

Ekspozita "vizualisht" është e ndarë në tre pjesë: pjesa e parë i dedikohet më të moshuarve dhe të sëmurëve për vdekje në Titagar, pjesa e dytë i dedikohet më të rinjve me zemra të pastra të vendosur në shtëpinë Shishu Bavan dhe pjesa e tretë i dedikohet buzëqeshjeve të cilat i inspirojnë vullnetarët dhe motrat misionare të bamirësisë.

Patrisia Moreno Ruiz-Olalde

Patrisia Moreno Ruiz-Olalde e vizitoi Shtëpinë përkujtimore në vitin 2016 dhe në një bisedë me kuratoren Cvetanka Vuçkovska - Mitrovska vendosi t'i dhurojë në shfrytëzim të përjetshëm fotografitë, me çka dukshëm është pasuruar arkivi i muzeut. Vizita e saj në Shkup ishte përzgjedhje e rastësishme, por në fund merr rëndësi të madhe kur ajo kuptoi se ky është qyteti i lindjes së shenjtores së saj të preferuar, informojnë nga IK Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë.

Pas përfundimit të ekspozitës u mbajt prezantimi për punën e vullnetarëve nga ana e Patrisia Moreno Ruiz-Olalde. Ekspozita do të jetë e hapur dy muaj./MIA/

    Data: 05 Shtator 2018 16:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera