Kthehu lart

​GKK shpall emrat e jurisë

​GKK shpall emrat e jurisë GazetaExpress

Juria e përbërë nga Laurence Rassel. Friderich Machede dhe Visar Mulliqi do të përzgjedhin fituesin e Muslim Mulliqit i cilimerr çmimin për veprën më të mirë të paraqitur të artit dhe shpërblehet me shumën 3000 euro

Prishtinë, 4 korrik 2014 – Galeria Kombëtare e Kosovës shpalli sot emrat jurisë për edicionin e dhjetë të Ekspozitës Çmimi Muslim Mulliqi.

Juria e përbërë nga Laurence Rassel. Friderich Machede dhe Visar Mulliqi do të përzgjedhin fituesin e Muslim Mulliqit i cilimerr çmimin për veprën më të mirë të paraqitur të artit dhe shpërblehet me shumën 3000 euro. Ekspozita e kuruar nga Corinne Diserens dhe e titulluarSI E RËNË NGA QIELLI-një sens i mendësisë publike do të hapet të mërkurën me 9 korrik në ora 20:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Muslim Mulliqi këtë vit bën bashkë 33 artistë kosovar dhe ndërkombëtar dhe shoqërohet

nga një program i ligjëratave dhe shfaqjeve filmike.

Më poshtë gjeni biografitë e pjesëtarëve të jurisë:

Friedrich Meschedeka studiuar teologji, histori, dhe histori të artit në universitetet e Würzburg-ut dhe të Münster-it, dhe doktoroi mbi punën e skulptorit Ulrich Rückriem.

Ai ka qenë asistent hulumtues në Universitetin e Münster dhe pastaj u bë Ndihmës Kurator në muzeun shtetëror të Vestphalisë për Art dhe Histori Arti në Münster; për një vit (1989)

ai mori pozitën e Shefit Kurator në Kunsthalle Bielefeld, por u largua për të shërbyer si drejtor i shoqatës se artit tëVestfalisë, Münster, nga 1989 deri më 1992.

Për gjashtëmbëdhjetë vitet e ardhshme ai shërbeu si drejtor i programit për Art Ndërkombëtare të DAAD-së në Berlin. Nga 2008 deri në fillim të vitit 2011, ai ishte Drejtor i

Ekspozitave Bashkëkohore në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Barcelonë, Spanjë. Ai ka kuruar disa ekspozita të artit bashkëkohor në Gjermani. Që nga qershori i vitit 2011

Friedrich Meschede punon si kreu i Galerisë se Arteve në Bielefeld.

__

Laurence RasselështëDrejtore eFundació Antoni Tàpies, Barcelona,institucion i krijuar në vitin 1984 nga artisti Antoni Tàpies për të promovuar studimin dhe njohurinë mbi artin modern

dhe bashkëkohorë. Fundació Antoni Tàpies kombinon organizimin e ekspozitave të përkohshme, programe të performancave, ligjërata dhe muzikë bashkëkohore së bashku me shfaqjet e punës

së Antoni Tàpies. (www.fundaciotapies.org). Nga viti 1997 në vitin 2008, anëtare e Constant, një shoqatë jo-fitimprurëse, laborator arti ndërdisiplinorë i vendosur në Bruksel që merret kryesisht

në lidhje me çeshtjet si software-in e lirë, alternativa e drejtës së autorit dhe (cyber) feminizmin. (www.constantvzw.org)

__

Visar Mulliqistudioi Pikturë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe më pasë vazhdoj studimet master prapë në Pikturë.

Mulliqi ka pasur një numër të konsiderueshëm të ekspozitave personale siç janë ekspozita në Galerinë Dodona në Prishtinë, Kosovë më 1997,

në Galerinë Leechgasse në Graz, Austri më 1999, në Muzeum e Kosovës në Prishtinë në 2001 etj. Mulliqi gjithashtu ka marrë pjesë në disa

ekspozita kolektive në Kosovë dhe jashtë vendit si në Vjenë, Austri në ekspozitën ‘Stop the Violence’ në 1999, ekspozita ‘ONURFI’ në

Tiranë, Shqipëri në 2001 dhe disa ekspozita të tjera kolektive në Japoni, Belgjikë, Gjermani dhe Zvicër . Mulliqi gjithashtu ishte themelues i

‘Contemporary Art Center’ dhe ‘Video Art Festival’. Nga viti 1995 ai mban pozitën e Asistentit në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, dega pikturë.

    Data: 04 Korrik 2014 13:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera