Kthehu lart

Chimamanda Ngozi merr çmimin “PEN Pinter” për guxim dhe sofistikim

Chimamanda Ngozi merr çmimin “PEN Pinter” për guxim dhe sofistikim GazetaExpress

Romancierja nigeriane Chimamanda Ngozi Adichie është shpërbleyer me çmimin “PEN Pinter” për vitin 2018. Nga e veja e Harold Pinter, biografja Antonia Fraser, ajo është vlerësuar si shkrimtare e cila mishëron “kualitetet e kurajës dhe shprehjes, të cilat Harold i admironte shumë”

Një romanciere fituese e shumë çmimeve – libri i saj debutues “Purple Hibiscus” në vitin 2014 u shpërblye me çmimin e shkrimtarëve të Komonuelthit, libri “Half of a Yellow Sun” u shpërblye me çmimin “Orange” në vitin 2006 dhe “Americanah” në vitin 2014 mori çmimin “US National Critics Circle” – Adichie po ashtu njihet edhe për bisedat “TED” dhe esetë e saja. Libri i saj i fundit është “Dear Dear Ijeawele, or a Feminist Manifesto in Fifteen Suggestions”, dhe shkrimi i tij kishte zënë fill si këshillë për një mike sesi ta rriste vajzën e saj si feministe.

Paraqitja e saj në “TED” në vitin 2013 me “We Should All Be Feminists” (Të gjithë duhet të jemi feministë), më vonë u publikua si pamflet dhe u distribuua tek secili 16-vjeçar në Suedi si pjesë e kampanjës nga “Swedish Women’s Lobby”. Audio nga kjo paraqitje po ashtu u bë pjesë e këngës së Beyonces, me titull “Flawless”. Çmimi “PEN Pinter” ka për qëllim që të nderojë shkrimtarët me “merita të jashtëzakonshme letrare”, të cilët - sipas fjalëve të Pinter në fjalimin kur mori çmimin “Nobel” në vitin 2005 – hedhin një vështrim të patundur mbi botën dhe tregojnë “përkushtim të patrembur intelektual për të definuar të vërtetën reale të jetëve tona dhe të shoqërisë”. Në dekadën e fundit, ky çmim është marrë nga shkrimtarë të ndryshëm të njohur, në mesin e të cilëve Margaret Atwood, Salman Rushdie dhe Tom Stoppard.

“E kam admiruar talentin e Harold Pinter, kurajon, dedikimin e tij të qartë për të treguar të vërtetën. Dhe jam e nderuar të pranoj këtë çmim në emër të tij”, ka thënë Adichie.
Juria, e cila i ndau çmimin, e ka vlerësuar Adichie për “refuzimin për t'u penguar ose ndaluar nga kategoritë e të tjerëve”.

“Në këtë epokë të privatizimit dhe marketingut të vetes, Chimamanda Ngozi Adichie është përjashtimi i cili i sfidon këto rregulla”, ka thënë Maureen Freely, kryetare për “English PEN”.

“E sofistikuar tej mase në kuptimin e gjinisë, racës dhe pabarazisë globale, ajo na udhëheq drejt dyerve rrotulluese të identitetit politik, duke na çliruar të gjithëve”, ka shtuar ajo. Freely, në panelin e jurisë ka qenë e shoqëruar nga shkrimtarë Philippe Sands, Alex Clark dhe Inua Ellams,e po ashtu edhe nga Fraser.
Adichie do të pranojë çmimin me datën 9 të muajit tetor, kur edhe do të shpalosë bashkëfituesin e saj për “International Writer of Courage”. Adichie do të zgjedhë një autor “i cili është aktiv në mbrojtjen e lirisë së shprehjes, shpesh në rreziqe të mëdha për sigurinë dhe lirinë e tij”. Fitues i vitit të kaluar i këtij çmimi ka qenë poeti nga Belfast, Michael Longley, i cili ndau nderin me poetin iranian Mahvash Sabet.

    Data: 13 Qershor 2018 14:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera