Kthehu lart

Albulena Misini triumfoi në festivalin “Kosovarja këndon”

Albulena Misini triumfoi në festivalin “Kosovarja këndon” GazetaExpress

Në kuadër të aktiviteteve që shënuan 103-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Ferizajt më 28 nëntor u mbajt edhe festivali tradicional i këngës popullore, “Kosovarja këndon”.

Në këtë edicion çmimin e parë e fitoi këngëtarja Albulena Misini kurse me çmimin e publikut u vlerësua Yllka Frangu. Që të dyja fitueset janë anëtare të ansamblit të këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi” në Viti.

Vitin e kaluar çmimin e parë në këtë festival e mori Merita Sahiti.

    Data: 30 Nentor 2015 19:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera