Orkestra Frymore e FSK-së lajmëron koncertin e fundvitit


16/12/2014

Ky koncert do të mbahet nën dirigjimin e toger Baki Jasharit ndërsa në këtë aktivitet do të interpretohen veprat, si; Marshi i FSK-së, “Hej ju male”, “Agimet shqiptare”, “Kur bjen fyelli e çiftelia”, “Valsi i lumturisë”, “Baresha”, “Lidhja e Prizrenit”, “Xhamadani vija vija” dhe pika tjera.

Në Koncertin e Orkestrës Frymore të FSK-së, j i cili mbahet prej prej orës 18:00, në Hotelin Emerald, Salla Bethoven, në Prishtinë, janë të ftuar të marrin pjesë, udhëheqësit e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, stafi ndërkombëtar, stafi i lartë i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe mediat.

Orkestra Frymore e Forcës së Sigurisë së Kosovës është formuar në vitin 2003 në kuadër të ish-Trupave Mbrojtëse të Kosovës, dhe si e tillë fillimisht ka funksionuar në kuadër të Komandës së Logjistikës me katërmbëdhjetë instrumentalistë.

Paraqitjen e parë kjo orkestër e ka pasur në vitin 2003, ndërsa deri në vitin 2009 ka marrë pjesë në të gjitha manifestimet e rëndësishme të ish-TMK-së. Pas transformimit në FSK, Orkestra Frymore filloi të veprojë në Togun ceremonial të Komandës së Forcës Tokësore me kapacitete të plota profesionale, me gjithsej 36 muzikantë.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart