Me 5 shtator bëhet shenjtërimi i Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë


08/08/2017

Ky është edhe veprimi i fundit i planifikuar që Katedralja të jetë në shërbim të qytetarëve dhe Zotit.

Don Lush Gjergji ka treguar se është i lumtur pasi edhe Papa Françesku ka caktuar tanimë të dërguarin e tij në këtë ceremoni që do të ndodhë në kryeqytet. Ernest Troshani është personi i cili është i dërguari përfaqësues nga Papa i Vatikanit, shkruan KultPlus.

Këtë 5 shtator bëhen gjithsej 20-të vite nga vdekja e Nënës Terezë, e cila vdiq në Kalkuta të Indisë.

Shtatorin e vitit të kaluar Nënë Tereza u shpall shenjtore në një ceremoni e cila u ndoq me interesim nga mbarë bota.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart