Ambasada e Shqipërisë në Vjenë mirëpret veprat e tre artistëve shqiptarë


11/05/2017

Ambasada e Shqipërisë në Vjenë do të hapë hapësirën e saj për të ekspozuar vepra të realizuara nga tre artistw shqiptarw: piktorja Ilirjana Ajeti, piktori Gazmend Freitag si dhe fotografi Gjergj Elezi, shkruan KultPlus.

Ambasada e Shqipërisë në Vjenë me rastin e hapjes së dyerve të saj do të mirëpres ekspozitën e Gazmend Freitag, për herë të tretë radhazi. Kësaj here piktori shqiptar Gazmend Freitag do të ekspozojë eksponate në vaj dhe grafikë kryesisht me motive shqiptare.

Në këtë ekspozitë si vepër kryesore krahas “Bareshës” dhe “Shqiponjës” do të ekspozohet edhe portreti i Pjetër Bogdanit si dhe vepra “Nusja nga Mitrovica” si grafika të realizuara mjaftë bukur dhe që shpesh herë janë publikuar edhe në medium të ndryshme. Përveç piktorit Freitag kësaj ekspozitës do i bashkëngjitet edhe piktorja shqiptare Ilirjana Ajeti si dhe fotografi Gjergj Elezi. Ekspozita do të hapet me 19 maj në ora 11:00 dhe do të qëndrojë e hapur në ambientet e ambasadës gjatë gjithë muajit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart