Artan Hoxha pas publimit të skandalit të Artan Lames: Nëse nuk përgjigjem, nuk kam “humbur” me dëshirë - Gazeta Express
string(98) "artan-hoxha-pas-publimit-te-skandalit-te-artan-lames-nese-nuk-pergjigjem-nuk-kam-humbur-me-deshire"

Artan Hoxha pas publimit të skandalit të Artan Lames: Nëse nuk përgjigjem, nuk kam “humbur” me dëshirë

Shqiperi

Gazeta Express

20/04/2021 22:38

Pas publikimit të skandalit të Artan Lames, gazetari investigativ Artan Hoxha në një postim në Facebook shpreh gatishmërinë për të ngjitur shkallët e godinës së SPAK-ut.

“Epo mire, ja kam marre doren ngjitjes se shkalleve te SPAK-ut. Nuk e kam per here te pare. Te pakten dy here kam qene vitin e kaluar ne SPAK, dhe 6 here te tjera, ne prokurorite e rretheve per denoncimet e parcelave me kanabis. Gjithsesi, qe te jemi te qarte, nese nuk u pergjigjem ne telefon, mos u shqetesoni. Nuk kam “humbur” me deshire…. Ose me kane sekuestruar telefonat serish dhe nuk kam mundesi te pergjigjem, ose me kane “sekuestruar” edhe mua me gjithe telefona…Por ç’do e keqe e ka nje te mire.

Lexo Edhe:

Sepse do te kem edhe njehere tjeter mundesine, te interesohem per dy celularet e mi te sekuestruar me 15 shtator 2016, nga paraardhesja e SPAK, Prokuroria e Krimeve te Renda…

Piloti veteran italian, qe u rrezua ne grykederdhjen e lumit Ishem, Guido Andrea Guidi, pas 5 muajeve izolimi ne Shqiperi, u la i lire te kthehet ne shtepi, pa i hyre gjemb ne kembe. Edhe avioni i tij, qe do te transportonte 200 kg kanabis, u riparua dhe tashme eshte kthyer ne fluturim ne Itali.

Te vetmet prova “kriminale” ne kete tentative te trafikut nderkombetare te kanabisit, kane mbetur dy celularet e mi, qe ne fakt sherbyen per te denoncuar pikerisht kete narkotrafik. Jeta vazhdon….” shkruan Hoxha.