Zgjedhjet në Podujevë: Këto janë mënyrat e ndërrimit të vendvotimit - Gazeta Express
string(71) "keto-jane-meenyrat-e-nderrimit-te-vendvotimit-per-zgjedhjet-ne-podujeve"

Zgjedhjet në Podujevë: Këto janë mënyrat e ndërrimit të vendvotimit

Gazeta Express

25/02/2020 9:28

Më 15 mars, qytetarët e Podujevës do të votojnë për ta zgjedhur kryetarin e ri të komunës së tyre. Të gjithë qytetarët me të drejtë vote në komunën e Podujevës mund ta ndërrojnë qendrën e tyre të votimit. Kjo mundësi është në dispozicion deri më datë 28 shkurt.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për Express se cilat janë mënyrat e ndërrimit të qendrës së votimit.

Lexo Edhe:

Ndërrimi i qendrës së votimit mund të bëhet në dy mënyra: Qendra e votimit mund të ndërrohet përmes aplikacionit online duke plotësuar të dhënat që kërkohen. Pasi të dërgohet kërkesa ajo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe aplikuesi do të marrë përgjigjen për statusin e aplikimit. Po ashtu, qendra e votimit mund të ndërrohet edhe në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në Podujevë, duke plotësuar formularin për ndërrim të qendrës së votimit”, ka thënë Elezi.

Elezi ka treguar se në aplikacionin online, qytetarët mund të mësojnë edhe vendvotimin e tyre të saktë, e kjo mund të bëhet duke e shënuar vetëm numrin e letërnjoftimit.

“Në aplikacionin e njëjtë, online, përveç ndërrimit të qendrës së votimit, qytetarët me të drejtë vote nga komuna e Podujevës mund të mësojnë edhe Vendvotimin e tyre të saktë, duke shënuar vetëm numrin e letërnjoftimit”, ka theksuar Elezi.

Linku për të ndërruar qendrën e votimit është ky: http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index?fbclid=IëAR0A67TnSi_MzaTE-k2bXt55ntOEëQMtgKgElo0dS94Of8YhZKuh1Ubuzpk

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës do të mbahen më 15 mars.

Podujeva do të shkojë në zgjedhje pasi kryetari i deritanishëm, Agim Veliu, është emëruar ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Në garë për të vazhduar postin e Veliut janë Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Naim Fetahu i PDK-së. /GazetaExpress/